Euro 2024/ Përballja e Shqipërisë me Kroacinë, efektivët e Policisë së Shtetit mbështesin kolegët gjermanë në mbarëvajtjen e sigurisë

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Hamburg, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre gjermanë në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

Qeshor 19, 2024 - 10:40
 0
Euro 2024/ Përballja e Shqipërisë me Kroacinë, efektivët e Policisë së Shtetit mbështesin kolegët gjermanë në mbarëvajtjen e sigurisë

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Hamburg, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre gjermanë në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci që do të zhvillohet sot në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Shtetit, në një postim në Facebook.

Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, njoftoi Policia e Shtetit.

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024, ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.

Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.