Rusët stërviten pranë Norvegjisë, nëndetëset bërthamore lëshojnë raketa në detin Barents

Nëndetëset me energji bërthamore të flotës veriore të Rusisë kanë lëshuar raketa lundrimi në detin Barents, si pjesë e një stërvitje në ujë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve që citojnë një deklaratë të Flotës Veriore. “Raketat e lundrimit të nëndetëseve bërthamore të Flotës Veriore shënjestruan objektiva detarë në detin Barents”, […]

Qeshor 19, 2024 - 10:55
 0
Rusët stërviten pranë Norvegjisë, nëndetëset bërthamore lëshojnë raketa në detin Barents

Nëndetëset me energji bërthamore të flotës veriore të Rusisë kanë lëshuar raketa lundrimi në detin Barents, si pjesë e një stërvitje në ujë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve që citojnë një deklaratë të Flotës Veriore.

Raketat e lundrimit të nëndetëseve bërthamore të Flotës Veriore shënjestruan objektiva detarë në detin Barents”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Raketat e lundrimi Kalibr dhe Granit janë lëshuar nga nëndetëset me energji bërthamore Severodvinsk dhe Orel, në një distancë prej rreth 170 km sa i përket objektivit, duke simuluar ndarjen e anijeve zbarkuese të armikut.

Stërvitja luftarake u përfundua me sukses. Armët raketore të përdorura kanë konfirmuar edhe një herë karakteristikat e tyre të qenësishme dhe besueshmërinë e lartë“, citoi Interfax.

Deti Barents, pjesë e Oqeanit Arktik, ndodhet në brigjet veriore të Norvegjisë dhe Rusisë dhe ndahet midis ujërave territoriale norvegjeze dhe ruse. Për këtë arsye zona e gjuajtjes së raketave ishte e mbyllur paraprakisht për lundrimin dhe fluturimet civile.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.