Vizita e Putin në Korenë e Veriut, zbulohen dhuratat luksoze që shkëmbeu me Kim Jong Un

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, ku u takua me Kim Jong

Qeshor 19, 2024 - 11:30
 0
Vizita e Putin në Korenë e Veriut, zbulohen dhuratat luksoze që shkëmbeu me Kim Jong Un

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut pas 24 vitesh, ku u takua me Kim Jong Un.

Kim tha se Koreja e Veriut synon të forcojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë, sipas një raporti të agjencisë ruse Interfax, teksa shtoi se ai mbështet plotësisht operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Por mes Putin dhe Kim Jong Un nuk pati vetëm deklarata për mbështetje mes dy vendeve, por edhe shkëmbimesh dhurata.

Putin i ka dhuruar Kim një makinë luksoze “Aurus” të prodhuar në Rusi dhe një set filxhanësh çaji.

Këtë gjë e bëri të ditur ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili nuk tregoi se çfarë dhuratash mori Putini, por la të kuptohet se ato ishin të lidhura me imazhin e presidentit, përfshirë buste./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.