41-vjeçarja helmohet nga kërpudhat, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 41-vjeçare është helmuar nga kërputhat në Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e dielë, kur 41-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion. Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu […]

Nëntor 6, 2023 - 13:00
 0
41-vjeçarja helmohet nga kërpudhat, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 41-vjeçare është helmuar nga kërputhat në Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e dielë, kur 41-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit, që gruaja ka ngrënë kërpudha, dhe po ashtu sipas bluzave të bardha ajo është helmuar prej tyre. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.