“Na sillni Durim Bamin këtu”, SPAK i shkruan Manjës: Kërkoni ekstradimin nga Dubai!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit. Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme. Ai u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të SPAK-ut. 45-vjeçari akuzohet për disa vepra të rënda penale, si sigurimi i […]

Qeshor 19, 2024 - 12:20
 0
“Na sillni Durim Bamin këtu”, SPAK i shkruan Manjës: Kërkoni ekstradimin nga Dubai!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.

Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

Ai u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të SPAK-ut. 45-vjeçari akuzohet për disa vepra të rënda penale, si sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal, kultivim i bimëve narkotike dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Sipas dosjes së SPAK, Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës.

Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.