Vendimi i Joe Biden: Nënshtetësi për emigrantët e martuar me shtetas amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri publike masën e re legjislative, e cila do t’iu sigurojë nënshtetësinë amerikane qindra emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë martuar me shtetas amerikanë. Një lëvizje kjo e cila bie në kontrast të fortë me republikanët dhe planin Donald Trump për dëbimet masive. Programi […]

Qeshor 19, 2024 - 12:35
 0
Vendimi i Joe Biden: Nënshtetësi për emigrantët e martuar me shtetas amerikanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri publike masën e re legjislative, e cila do t’iu sigurojë nënshtetësinë amerikane qindra emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë martuar me shtetas amerikanë.

Një lëvizje kjo e cila bie në kontrast të fortë me republikanët dhe planin Donald Trump për dëbimet masive. Programi i ri Biden do të jetë i hapur për rreth 500 mijë bashkëshortë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet që nga 17 qershori, thanë zyrtarët. Rreth 50 mijë fëmijë nën moshën 21 vjeç me një prind shtetas amerikan, gjithashtu do të përfitojnë.

“Vendimi që po shpall ka të bëjë me mbajtjen e familjeve të bashkuara. Babai im kishte një shprehje: Joe, familjet kanë të bëjnë me fillimin, mesin dhe fundin. Rreth mbajtjes së bashku të çifteve që janë të martuar, ku njëri bashkëshort është shtetas amerikan, tjetri pa dokumente. Ata kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për të paktën dhjetë vjet. Të jetosh në Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë kësaj kohe me frikë dhe pasiguri, ne mund ta rregullojmë atë dhe këtë do të bëj sot”, tha Biden.

Programi i planifikuar i legalizimit i Joe Biden për bashkëshortët e qytetarëve amerikanë mund të përforcojë mesazhin e tij të fushatës se ai mbështet një sistem më human të imigracionit dhe të tregojë se si ai ndryshon nga Trump, i cili prej kohësh ka një qëndrim të ashpër si për imigracionin legal, ashtu edhe për ilegalitetin.

Në fillim të muajit qershor, Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizon përkohësisht të drejtën për të kërkuar azil në kufirin SHBA-Meksikë sa herë që numri i emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme arrin mesataren ditore prej 2500 personash.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.