U gjet e mbytur në liqenin e Fierzës, policia e Kukësit identifikon viktimën: 30-vjeçarja ishte nga Korça

Policia e Kukësit ka identifikuar trupin e pajetë të 30-vjeçares që u gjet ditën e djeshme e pajetë në liqenin e Fierzës. Sipas

Qeshor 19, 2024 - 12:45
 0
U gjet e mbytur në liqenin e Fierzës, policia e Kukësit identifikon viktimën: 30-vjeçarja ishte nga Korça

Policia e Kukësit ka identifikuar trupin e pajetë të 30-vjeçares që u gjet ditën e djeshme e pajetë në liqenin e Fierzës.

Sipas bluve, bëhet fjalë për vajzën me iniciale E.A, me banim në fshatin Pojan të Korçës.

Policia nuk ka bërë të ditur rrethanat e ngjarjes, por as arsyen pse vajza ndodhej në Kukës.

Nga kqyrja e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.