Rrahën Mëngjesin, Apeli lë në burg porositësin dhe një nga dhunuesit

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan Nanon dhe Dorian Alian, si dy nga autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë rreth 1 muaj më parë. I pari dyshohet nga hetuesit si personi që ka kërkuar dhe organizuar dhunimin e avokatit dhe i dyti si një nga personat që ka vepruar në […]

Qeshor 19, 2024 - 13:10
 0
Rrahën Mëngjesin, Apeli lë në burg porositësin dhe një nga dhunuesit

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan Nanon dhe Dorian Alian, si dy nga autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë rreth 1 muaj më parë.

I pari dyshohet nga hetuesit si personi që ka kërkuar dhe organizuar dhunimin e avokatit dhe i dyti si një nga personat që ka vepruar në terren duke e goditur atë me grushte dhe përforcues grushti bashkë me 3 të tjerë të shpallur në kërkim.

Më herët, ata kanë mohuar të ishin organizuar për të kryer sulmin fizik ndaj avokatit, teksa Alia tha se nuk kanë shkuar aty me këtë qëllim.

Ndaj Nanos, Alias dhe 3 të shpallurve në kërkim si bashkëpunëtorë në dhunën ndaj avokatit, rëndojnë veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit”, të kryera në bashkëpunim.

Policia e Tiranës ka vijuar me kërkimet në Tiranë dhe disa qytete të tjerë për 3 të arratisurit, por ende nuk është bërë i mundur lokalizimi i tyre. Ndërkohë avokati Mëngjesi e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.