“Specializim pa konkurrim”, ministrja fton studentët të aplikojnë për mjek urgjence dhe mjek familje

Nga data 18-24 qershor të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme mund të aplikojnë për specializim pa konkurrim. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila thekson se studentët fitues do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist, gjatë gjithë kohës së studimit. […]

Qeshor 19, 2024 - 14:20
 0
“Specializim pa konkurrim”, ministrja fton studentët të aplikojnë për mjek urgjence dhe mjek familje

Nga data 18-24 qershor të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme mund të aplikojnë për specializim pa konkurrim. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila thekson se studentët fitues do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist, gjatë gjithë kohës së studimit.

“Nëse keni mbaruar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe jeni në kërkim të një specializimi, ju ftojmë të bëheni pjesë e skuadrës sonë të shëndetësisë në fazën e dytë të aplikimit në dy degë prioritare. Këtë vit, për herë të parë kemi hapur programet e specializimit për “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurrim. Studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit”.

Sipas saj, “këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor”.

“Qëllimi ynë mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit duke përgatitur profesionistë të aftë dhe të specializuar në këto fusha të rëndësishme. Afati i aplikimit, nga data 18-24 qershor”, shkruan ministrja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.