EURO 2024, Kroaci-Shqipëri, publikohet formacioni, Silvinjo me surpriza

UEFA ka publikuar formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri që do të startojë pas 60 minutash në Hamburg. Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në 11 titullare që do të hedhë në fushë për derbin ballkanas, sfidë që do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8 të Europianit. Në portë starton edhe këtë herë […]

Qeshor 19, 2024 - 14:25
 0
EURO 2024, Kroaci-Shqipëri, publikohet formacioni, Silvinjo me surpriza

UEFA ka publikuar formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri që do të startojë pas 60 minutash në Hamburg. Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në 11 titullare që do të hedhë në fushë për derbin ballkanas, sfidë që do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8 të Europianit.

Në portë starton edhe këtë herë Thomas Strakosha. Mbrojtja do të mbetet e pandryshuar, me Elseid Hysajn që i besohet sërish krahu i djathtë, pavarësisht se lojtari i Lazios u kritikua masivisht në rrjet për atë ulje të kokës që bëri te goli i dytë i Italisë, shënuar nga Nicolo Barella.

Edhe Arlind Ajeti mbetet në formacion, duke formuar dyshen e qendrës me kapitenin Berat Gjimshti. Në krahun e majtë qëndron sërish Mario Mitaj.

Në vend të Taulant Seferit do të luajë titullar Qazim Laçi në mesfushë, përkrah dyshes Ramadani-Asllani.

Nga krahët i besohet sërish një fanellë titullari Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit, me këtë të fundit që mban edhe rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në një Europian, me vetëm 23 sekonda.

Surpriza e madhe e teknikut Silvinjo është ulja në stol e Armando Brojës, duke ia besuar sulmin Rey Manajt.

Braziliani ndryshon kështu skemën duke zbritur në fushën e Volksaparkstadion me formacionin 4-3-3.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.