Organizonin lojëra fati me celularë, vihen nën hetim 5 persona në Fier

Pesë persona janë proceduar penalisht në Fier për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Në njoftimin e bërë publik nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se dy persona u proceduan pasi organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen “Kastrioti”. “Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat […]

Qeshor 19, 2024 - 15:15
 0
Organizonin lojëra fati me celularë, vihen nën hetim 5 persona në Fier

Pesë persona janë proceduar penalisht në Fier për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në njoftimin e bërë publik nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se dy persona u proceduan pasi organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen “Kastrioti”.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur 1 rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Kastrioti”. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. P., 37 vjeç dhe E. C., 52 vjeç, të dy banues në Fier”, bëhet e ditur nga policia.

Ndërsa tre të tjerë u proceduan në Mallakastër pasi nga kontrollet në lokale të ndryshme, u zbulua se ushtronin këtë aktivitet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.