Euro 2024/ Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores. Minutë pas minute

Pas humbjes me Italinë, Shqipëria kërkon të marrë fitoren e parë në Europian. Përballë kuqezinjtë kanë një kundërshtar shumë të vështirë, siç është Kroacia. Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, pasi kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para. Kroatët u mposhtën nga Spanja me rezultatin 3-0. Një fitore […]

Qeshor 19, 2024 - 15:15
 0
Euro 2024/ Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores. Minutë pas minute

Pas humbjes me Italinë, Shqipëria kërkon të marrë fitoren e parë në Europian. Përballë kuqezinjtë kanë një kundërshtar shumë të vështirë, siç është Kroacia.

Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, pasi kombëtaret vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para. Kroatët u mposhtën nga Spanja me rezultatin 3-0.

Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Në krahasim nga ndeshja me Italinë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë disa ndryshime në formacion. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e tjera të Euro 2024.

Ndeshja minutë pas minute:

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.