Euro 2024/ Kroaci-Shqipëri 0-1, Asllani nuk i beson syve. Humb rastin e artë

Ndeshja minutë pas minute: 31’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan Asllani. Pas një pasimi të marrë nga Asani, mesfushori shfaqet i vetëm me portierin, por Livakovic, bën heroin duke ndalur gjuajtjen. 29’- Shans i artë për kuqezinjtë. Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi […]

Qeshor 19, 2024 - 15:40
 0
Euro 2024/ Kroaci-Shqipëri 0-1, Asllani nuk i beson syve. Humb rastin e artë

Ndeshja minutë pas minute:

31’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan Asllani. Pas një pasimi të marrë nga Asani, mesfushori shfaqet i vetëm me portierin, por Livakovic, bën heroin duke ndalur gjuajtjen.

29’- Shans i artë për kuqezinjtë. Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë.

28’– Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Asllani kroson për Gjimshitin, por topi është shumë i fortë.

27’- Majer kroson me të majtën në zonë. Provon Petkovic me kokë, por nuk ka rrezik për Strakoshën, me topin që shkon mbi traun e portës.

26’– Berat Gjimshiti rrëmben një top në mesfushë. Ndalet aksioni për faull.

24’– Hysaj largon një top të rrezikshëm me kokë. Aksioni ndalet për faull të Perisic ndaj Asanit.

19’- Mundësi e artë për Bajramin, që ndalet në momentin e fundit e Sutalo. Vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit.

16’- Protesta të ashpra për një ndërhyrje ndaj Laçit në zonë. Kërkohet penallti të Shqipëria, arbitri vazhdon lojën.

15’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Nedim Bajrami provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por devijohet në goditje këndi.

11’- Goooooool Shqipëria 0-1Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.

9’- Nedim Bajrami provon me një kundërsulm të shpejtë, por Juranovic, e mbyll në momentin e fundit.

8’- Laçi humbet një top të rrezikshëm në afërsi të zonës, por mesfushori lufton dhe ndërpret aksionin po vetë.

7’- Ajeti spastron zonën, pas një krosimi nga Juranovic.

5’– Goditje këndi për Kroacinë. Bajrami devijon një top që po i drejtohej zonës.

4’- Ndalet në mënyrë të parregullt Ramadani në mesfushë nga Kramaric. Shqipëria dominon minutat e para.

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

Starton takimi!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.