Asani, i bindur: Me Spanjën hyjmë për tre pikë. Do ua tregojmë të gjithëve që nuk kanë pasur besim te ne…!

Jasir Asani mendon se Kombëtarja shqiptare, pas barazimit me Kroacinë, duhet të hyjë me mendjen për tre pikët ndaj Kroacisë. “E filluam mirë ndeshjen se kishim analizuar shumë mirë Kroacinë dhe filluam që nga minuta e parë me qëllimin të merrnim tre pikët. Kishim 2-3 raste për golin e dytë, nuk e desh fati. Kemi […]

Qeshor 19, 2024 - 18:10
 0
Asani, i bindur: Me Spanjën hyjmë për tre pikë. Do ua tregojmë të gjithëve që nuk kanë pasur besim te ne…!

Jasir Asani mendon se Kombëtarja shqiptare, pas barazimit me Kroacinë, duhet të hyjë me mendjen për tre pikët ndaj Kroacisë.

“E filluam mirë ndeshjen se kishim analizuar shumë mirë Kroacinë dhe filluam që nga minuta e parë me qëllimin të merrnim tre pikët. Kishim 2-3 raste për golin e dytë, nuk e desh fati. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë, deri në fund nuk dorëzohemi dhe do u tregojmë të gjithëve që nuk kanë pasur besim të ne. Të mos flasim se çfarë ka ndodhur, jemi këtu që të tregojmë se kemi ardhur për tre pikë.

Te të dy golat emocionet janë më të mëdha, por më shumë te goli i Laçit, se pjesa e parë ishte shumë më e fortë dhe kur e bëni Laçi u emocionova shumë se e pritëm të shënojmë gol e mbajmë ndeshjen në kontroll, të luajmë topin e bëjmë aksione, të shënojë të dytin. Dhamë gjithçka , edhe kush luajti e kush jo, të gjithë kanë dhënë maksimumin. Me pak fat mund të merrnim tre pikë, mos harrojmë që kemi përballë Kroacinë që është ndër më të mirët.

Me Spanjën? Nuk i dihet asnjëherë, tiki-taka apo jo. Do futemi në fushë për tre pikë, luajmë ndaj Spanjës, e fortë, por do të futemi në fushë për tre pikë”, tha Asani për “TV Klan” pas ndeshjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.