“Drama”, Kombëtarja kuqezi ‘shokon’ botën, mediat e huaja: Shqipëri, a e keni seriozisht?!

Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2. Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’. 1 pikë që mban gjallë shpresën e Kombëtares […]

Qeshor 19, 2024 - 19:25
 0
“Drama”, Kombëtarja kuqezi ‘shokon’ botën, mediat e huaja: Shqipëri, a e keni seriozisht?!

Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2. Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’.

1 pikë që mban gjallë shpresën e Kombëtares për kalimin e grupit, edhe pse ishim kaq pranë fitores që mund të na dërgonte me një ‘këmbë’ në fazën tjetër.

Drama e kësaj ndeshje ka bërë bujë anembanë botës në mediet më prestigjoze që janë shokuar nga paraqitja e kuqezinjve. Prestigjozja amerikane ESPN shkruan në Instagra,: Shqipëri, a e keni seriozisht.

Në Itali është sajti Fanpage.it që e konsideron këtë barazim si një favor ndaj Kombëtares së tyre që është më pranë kualifikimit. Faqja e famshme e futbollit në rrjete sociale, 433 shkruan: Drama deri në minutën e fundit

Një tjetër medium amerikan, BR Football i kushton postimin Gjasulës duke shënuar: Rimëkëmbje për Klaus Gjasulën. Sky Sports shkruan: Shqipëria shpëton një pikë nga Kroacia në minutën e fundit të ndeshjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.