Akuzohet për spiunazh tek holandezët, fizikanti rus dënohet me 12 vjet burg

Një gjykatë ruse ka lënë në fuqi një dënim me 12 vjet burg për tradhti të lartë ndaj një fizikani të akuzuar për përcjelljen

Qeshor 19, 2024 - 20:15
 0
Akuzohet për spiunazh tek holandezët, fizikanti rus dënohet me 12 vjet burg

Një gjykatë ruse ka lënë në fuqi një dënim me 12 vjet burg për tradhti të lartë ndaj një fizikani të akuzuar për përcjelljen e sekreteve mbi teknologjitë e ultrazërit tek holandezët.

Valery Galubkin, një ekspert në aerodinamikën dhe shkëmbimin e nxehtësisë së avionëve në një institut në Moskë, u arrestua në dhjetor 2020 dhe u shpall fajtor në qershor 2023.

Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi një rigjykim në prill, duke thënë se kishte shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Galubkin.

Ekipi ligjor Pervy Otdel i specializuar në mbrojtjen e njerëzve në rastet e tradhtisë dhe spiunazhit, njoftoi se hetuesit zbuluan se shkencëtari u kishte kaluar holandezëve informacione sekrete për avionët e pasagjerëve supersonikë.

Por ekipi ligjor i hodhi poshtë këto akuza.

Galubkin është një nga disa shkencëtarë rusë të cilët janë akuzuar për tradhti në vitet e fundit me dyshimin se u kanë transmetuar informacione të ndjeshme të huajve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.