Xhaka udhëheq Zvicrën, publikohen formacionet e sfidës ndaj Skocisë

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Skocisë dhe Zvicrës, që luhet për grupin A. Ndërkohë më herët Gjermania fitoi 2-0 ndaj Hungarisë

Qeshor 19, 2024 - 21:15
 0
Xhaka udhëheq Zvicrën, publikohen formacionet e sfidës ndaj Skocisë

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Skocisë dhe Zvicrës, që luhet për grupin A. Ndërkohë më herët Gjermania fitoi 2-0 ndaj Hungarisë dhe qëndron në krye të grupit me 6 pikë.

Sa i përket formacioneve, tekniku Steve Clarke ka vendosur t’i rreshtojë të tijët, me formulën tejet defensive 5-4-1, ku në portë është vendosur Gunn. Në krahët e mbrojtjes janë Robertson e Ralston, me qëndrën që mbulohet nga Tierney, Hanley e Hendry. Në mesfushë janë vendosur McGinn, McGregor, Gilmour e McTominay, ndërsa në sulm vendoset i vetëm Chee Adams.

Në krahun tjetër, tekniku Murat Yakin i ka pozicionuar “Helvetët” e tij, me formulën 3-4-2-1, me portën që mbulohet nga “gardiani” i Inter, Yann Sommer e para tij në mbrojtje vendosen Schar, Akanji e Rodriguez. Në krahët e mesfushës pozicionohen Widmer e Shaqiri, me qendrën që mbulohet nga Freuler e kapiteni Granit Xhaka. Më të avancuar janë Aebischer e Vargas, ndërsa në sulm qëndron i vetëm talenti i Bologna, Dan Ndoye.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.