Sulmuesi i Kroacisë: Shqipëria besoi, kjo është arsyeja pse e dashurojmë futbollin

Andrej Kramariç u bë lojtari i tretë në historinë e Europianëve që shënonte në ditën e ditëlindjes. Por futbollisti i cili festoi sot 33-vjetorin e tij, nuk iu gëzua shumë golit ndaj Shqipërisë pas barazimit 2-2 të kuqezinjve që morën një pikë me shumë vlerë në Grupin B të Euro 2024. “Nuk ishte e thjeshtë […]

Qeshor 19, 2024 - 21:55
 0
Sulmuesi i Kroacisë: Shqipëria besoi, kjo është arsyeja pse e dashurojmë futbollin

Andrej Kramariç u bë lojtari i tretë në historinë e Europianëve që shënonte në ditën e ditëlindjes. Por futbollisti i cili festoi sot 33-vjetorin e tij, nuk iu gëzua shumë golit ndaj Shqipërisë pas barazimit 2-2 të kuqezinjve që morën një pikë me shumë vlerë në Grupin B të Euro 2024.

“Nuk ishte e thjeshtë të luajë në pjesën e parë ndaj një bllokimi të tillë. Nuk është e lehtë të çash një prapavijë në futboll. Edhe nëse marr 11 shokë nga rruga, nuk është e lehtë t’i çash. Përveçse kur ke në skuadër Lionel Mesin. Terreni ishte i thatë dhe i ngadaltë, që e bënte të pamundur për ne të rrezikonim. Në pjesën e dytë ne ishim më dominues, më agresivë. Po krijohej shumë hapësirë. Ne me meritë e përmbysëm rezultatin dhe morëm kryesimin.

Ky është futbolli, nuk është ndeshja e tillë e parë që ndodh. Kjo është pse e dashurojmë futbollin. Ndonjëherë shënon në sekondat e fundit, ndonjëherë e pëson. Ne e dinim që duhej të jepnim gjithçka kishim për tre pikët dhe në fund morëm një. Pas pesë ditësh luajmë ndaj Italisë, një skuadër e madhe dhe do të përqendrohemi te ajo ndeshje sa më shumë që të jetë e mundur.

Gjëja më e rëndësishme është të besosh. Shqipëria besoi. Për fat të keq, ne e pësuam atë gol. Ne duhet ta çonim ndeshjen në momente më të qeta në ato 10 minuta të fundit. edhe të shënonim një gol të tretë, pasi diferenca e golave këtu është shumë e rëndësishme.

E përsërit që ndaj Shqipërisë, u ndalëm nga terreni i tharë, ndaj ju dukej kështu ju të gjithëve nga jashtë. Nëse nuk do të kishim pësuar atë gol, do të kishim pasur tre pikët dhe gjithçka do të ishte ndryshe tani. Uroj që Zoti të na sjellë fat ndaj Italisë. Që të shkojmë deri në fund. Kroacia nuk mund të ketë një rrugëtim të thjeshtë. Ne do të provojmë gjithçka ndaj Italisë, nuk do të ketë mungesë energjie, do të bëjmë më të mirën për të marrë ato tre pikë ndaj Italisë”, tha Kramariç para mediave në fund të ndeshjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.