Tronditet “Boeing”! Familjarët e viktimave të aksidenteve ajrore kërkojnë dëmshpërblim rekord

Familjarët e pasagjerëve që ndërruan jetë si pasojë e 2 fluturimeve të avionëve tip “Boeing 737 Max” kanë kërkuar ndjekje penale dhe gjobë prej 24.8 miliardë Dollarësh për ngjarjen më vdekjeprurëse të korporatës në historinë e SHBA. Avokati i familjarëve, Pauls Cassell u shpreh se shuma që ato kërkojnë ëshë e justifikueshme dhe qartësisht e […]

Qeshor 20, 2024 - 09:25
 0
Tronditet “Boeing”! Familjarët e viktimave të aksidenteve ajrore kërkojnë dëmshpërblim rekord

Familjarët e pasagjerëve që ndërruan jetë si pasojë e 2 fluturimeve të avionëve tip “Boeing 737 Max” kanë kërkuar ndjekje penale dhe gjobë prej 24.8 miliardë Dollarësh për ngjarjen më vdekjeprurëse të korporatës në historinë e SHBA.

Avokati i familjarëve, Pauls Cassell u shpreh se shuma që ato kërkojnë ëshë e justifikueshme dhe qartësisht e përshtatshme duke pasur parasysh atë që quajti “kosto të mëdha njerëzore të krimeve të Boeing”.

Në një letër prej 32 faqesh të siguruar nga BBC, Cassell tha se qeveria amerikane duhet të ndjekë penalisht ata që drejtojnë kompaninë kur 346 njerëz u vranë në 2 aksidente, në 2018 dhe 2019. Letra citonte faljen nga shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun, ndërsa ai dha dëshmi në Kongres.

“Kërkoj falje për pikëllimin që kemi shkaktuar”, tha ai.

Familjarët e të vrarëve si pasojë e aksidenteve ajrore morën pjesë në seancën dëgjimore të së martës në Kongres dhe mbanin fotografi të njerëzve të dashur.

Kujtojmë se 2 avionë “737 Max” u përplasën në aksidente të veçanta, por pothuajse identike që vranë 346 njerëz. Në Tetor 2018, i gjithë bordi prej 189 pasagjerësh humbën jetën pasi avioni u rrëzua në detin Java vetëm 13 minuta pasi ngritjes nga Xhakarta, Indonezi.

Në Mars 2019, një fluturim i Ethiopian Airlines u rrëzua 5 minuta pas ngritjes nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa. Të gjithë që ishin në bord, 157 persona humbën jetën. Të dy përplasjet ndodhën për shkak të sistemeve të gabuara të kontrollit të fluturimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.