VIDEO/ Shqipëria barazoi me Kroacinë, vajza e Sylvinho-s nuk mban dot lotët

Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët në ndeshjen e Kombëtares kundër Kroacisë, por, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet

Qeshor 20, 2024 - 09:45
 0
VIDEO/ Shqipëria barazoi me Kroacinë, vajza e Sylvinho-s nuk mban dot lotët

Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët në ndeshjen e Kombëtares kundër Kroacisë, por, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Taty Mendes, vajza e trajnerit Sylvinho, edhe nga ajo.

Familja e Sylvinho-s ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Taty nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën dhe me partnerin momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.