Pësoi thyerje të hundës në ndeshjen me Austrinë, veprimi i fundit i Mbappe tregon shumë për sfidën e radhës (VIDEO)

Ylli i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappe, mori një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Austrisë, pasi pësoi një

Qeshor 20, 2024 - 10:35
 0
Pësoi thyerje të hundës në ndeshjen me Austrinë, veprimi i fundit i Mbappe tregon shumë për sfidën e radhës (VIDEO)

Ylli i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappe, mori një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Austrisë, pasi pësoi një thyerje të hundës, e cila vuri në dyshim disponueshmërinë e tij për dy ndeshjet e mbetura të grupit.

Nesër Franca do të ketë përballjen e radhës me Holandën në orën 21:00 dhe gjasat janë që Mbappe të marrë pjesë në këtë sfidë.

Këtë të mërkurë, ai është parë në stërvitjen individuale që ka zhvilluar ekipi i Francës. Mbappe është shfaqur pa maskë speciale, ashtu siç u aludua pak ditë më parë, por mbante vetëm një fasho speciale që mban hundën në vendin e duhur në mënyrë që plaga të mund të shërohet.

Tashmë pritet sfida e nesërme për të parë nëse Mbappe do të zbresë në fushën e blertë kundër Holandës dhe se si do të jetë paraqitja e tij. Të gjitha sytë tashmë janë aty!/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.