FOTO / Ermal Meta bëhet baba për herë të parë! Publikon foton me foshnjën dhe ka një mesazh

Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Chiara Sturda ka mirëpritur në jetë foshnjën e tyre, Fortuna Marie. Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram. Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, […]

Qeshor 20, 2024 - 10:55
 0
FOTO / Ermal Meta bëhet baba për herë të parë! Publikon foton me foshnjën dhe ka një mesazh

Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Chiara Sturda ka mirëpritur në jetë foshnjën e tyre, Fortuna Marie.

Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram.

Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën sipas mediave italiane e kanë quajtur Fortuna Marie.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024 ❤”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos.

Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në privatësi totale. Një zgjedhje e bërë në respekt të dëshirës së nënës së vajzës së tij, e cila nuk i pëlqen të shfaqet në publik:

“Chiara nuk ka qejf të dalë para kamerave dhe unë e kam respektuar gjithmonë këtë zgjedhje të saj. Privilegj i madh të bësh muzikë, por jeta private është një gjë tjetër”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.