Shqipëria e 66-ta në renditjen e FIFA-s! Kroacia parakalon Italinë, Argjentina më e mira në Botë

Një pikë në dy ndeshjet e para të Europianit kanë rritur harmoninë në Kombëtaren Shqiptare. Por pavarësisht performancës së mirë ndaj Italisë dhe Kroacisë, diçka e tillë nuk është reflektuar në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden sërish në vendin e 66-të në Botë, pozicion që shpresojmë të përmirësohet në fund të aventurës Europiane. Kombëtarja e […]

Qeshor 20, 2024 - 15:25
 0
Shqipëria e 66-ta në renditjen e FIFA-s! Kroacia parakalon Italinë, Argjentina më e mira në Botë

Një pikë në dy ndeshjet e para të Europianit kanë rritur harmoninë në Kombëtaren Shqiptare. Por pavarësisht performancës së mirë ndaj Italisë dhe Kroacisë, diçka e tillë nuk është reflektuar në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden sërish në vendin e 66-të në Botë, pozicion që shpresojmë të përmirësohet në fund të aventurës Europiane.

Kombëtarja e Sylvinho ka grumbulluar 4.3 pikë më shumë se një muaj më parë, kjo falë edhe rezultateve në fushën e lojës ndaj rivalëve më lart, si Italia e Kroacia. Ballkanasit kaluan Italinë, jo në grupin B të Europianit, por në renditjen e FIFA-s.

Kroatët marrin vendin e 9-të, për të zbritur kampionët e kontinentit në të 10-in. Përballja e së hënës mes tyre pritet të përcaktojë jo vetëm fatin në këtë kompeticion, por edhe në këtë renditje speciale. Në dhjetëshen e parë, pozicionet shkëmbehen edhe mes Brazilit dhe Anglisë, me Seleçao që zë vendin e katërt për të lënë pas krahëve “Tre Luanët”.

Argjentina mbetet fort në krye të renditjes, ndërsa Kosova, e cila nuk është në aktivitet në këtë pikë të sezonit ka humbur 3 pozicione, për të zbritur e 105 në Botë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.