Italiani plagos me thikë punëtorin shqiptar, 34-vjeçari në reanimacion në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian. Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhin me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende. Policia është […]

Qeshor 20, 2024 - 17:30
 0
Italiani plagos me thikë punëtorin shqiptar, 34-vjeçari në reanimacion në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian.

Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhin me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.