“E dija që do shënonte”, babai i Qazim Laçit tregon emocionet e ndeshjes me Kroacinë: Nuk ishim me fat
Qazim Laçi ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi pas golit të parë në barazimin ndaj Kroacisë. Babai i tij, Emin Laçi, ka folur
Qazim Laçi ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi pas golit të parë në barazimin ndaj Kroacisë.
Babai i tij, Emin Laçi, ka folur për “Vizionin e Pasdites” në një lidhje “Skype”. Ai tha se e përjetoi ndeshjen me shumë emocion, teksa rrëfeu se e parandjeu që i biri do të shënonte gol.
“Jam në Gjermani. Isha në stadium. Unë dhe bashkëshortja ime ju falenderojmë pa masë. Ishim të dy në stadium. Ishin emocione të paparashikuara. Isha shumë i bindur që do fitonim me Kroacinë sepse kemi një brezs humë të fortë. Nuk ishim me fat sepse ramë me 3 skuadrat më të forta të Europës. Mirëpo me çunat që kemi, jo sepse është djali im, kemi një brez shumë të artë. Deri më tani dy emocione më kanë gëzuar kaq shumë. Ditën kur lindi Qazimi dhe goli i djeshëm. I kam thënë bashkëshortes, unë e kam parë kur ka shkelmuar topin e parë, do të bëjë gol.
Me shumë ankth, por më ka bërë përshtypje që ishte një ndeshje shumë vëllazërore me ato tifozët e Kroacisë, duke u përqafuar me njëri-tjetrin”, tha ai.
What's Your Reaction?