Tragjedi në brigjet spanjolle, gjenden të vdekur 5 emigrantë
Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa të paktën 68 të
Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa të paktën 68 të tjerë u shpëtuan, njoftuan sot shërbimet spanjolle të shpëtimit.
Varka u pikas pasdite teksa lundronte rreth 800 kilometra në jug të Tenerife, një nga ishujt e këtij arkipelagu spanjoll që ndodhet pranë bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan, ku numri i ardhjeve të emigrantëve është rritur sërish prej disa kohësh.
Sipas njoftimit nga shërbimet spanjolle të shpëtimit Salvamento Maritimo, u bë e nevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë të liheshin trupat e dy prej pesë viktimave në anijen e improvizuar që po lundronte i padisiplinuar. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?