“Titanët” zbresin në fushë, Spanja dhe Italia luajnë për vendin e parë, dalin formacionet e kundështarëve tanë

Dy nga pretendentet kryesore për titullin, Spanja dhe Italia do të përballen sot në orën 21:00 për të përcaktuar se kush do të

Qeshor 20, 2024 - 21:00
 0
“Titanët” zbresin në fushë, Spanja dhe Italia luajnë për vendin e parë, dalin formacionet e kundështarëve tanë

Dy nga pretendentet kryesore për titullin, Spanja dhe Italia do të përballen sot në orën 21:00 për të përcaktuar se kush do të kalojë si e para e grupit në fazën tjetër.

Dy ekipet do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë në kërkim të tri pikëve të radhës pas fitores në ndeshjet e para.

Kështu, Spanja luan me Yamal dhe Williams në krahët e sulmit, që do të mbështesin Moratën në kërkim të golit.

Nga ana tjetër, Spalleti ka rreshtuar në sulm Scamaca, Chiesa dhe Pellegrinin, të mbështetur nga Jornginho, Fratessi dhe Barella.

Në ndeshjen e parë të grupit Spanja fitoi 3-0 ndaj Kroacisë, teksa Italia mori 3 pikë ndaj Shqiëprisë me rezultatin 2-1.

Spanja aktualisht renditet e para e grupit, ndjekur nga Italia, Shqiëpria dhe Kroacia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.