Dy “Fan Zone” në Tiranë, Erion Veliaj: Qendra është shndërruar në një stadium të vërtetë

Pjesëmarrja e kombëtares sonë në Kampionatin Europian ka entuziazmuar të gjithë tifozët kuqezi. Të cilët jo pak herë kanë marrë vëmendjen e mediave botërore për mbështetjen e zjarrtë që kanë treguar në stadiumet e Gjermanisë për kombëtaren e tyre të zemrës. Por për të gjithë ata të cilët në pamundësi për të parë nga afër […]

Qeshor 20, 2024 - 22:15
 0
Dy “Fan Zone” në Tiranë, Erion Veliaj: Qendra është shndërruar në një stadium të vërtetë

Pjesëmarrja e kombëtares sonë në Kampionatin Europian ka entuziazmuar të gjithë tifozët kuqezi. Të cilët jo pak herë kanë marrë vëmendjen e mediave botërore për mbështetjen e zjarrtë që kanë treguar në stadiumet e Gjermanisë për kombëtaren e tyre të zemrës.

Por për të gjithë ata të cilët në pamundësi për të parë nga afër ndeshjet e kombëtares shqiptare Bashkia e Tiranës ka krijuar dy “Fan Zone” të cilat u shërbejnë tifozëve për të përjetuar në mënyrë të paharrueshme emocionet e ndeshjeve. “Qendra është transformuan në një stadium të vërtetë”, ka thënë kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Klan News.

“Do të thotë që emocioni i ndërtuar me ekipin e kombëtares ka prekur të gjithë njerëzit pavarësisht 40 gradëve këtu. Qendra është transformuar në një stadium të vërtetë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të shkojnë në Gjermani dhe nuk kanë gjetur dot një biletë, kjo ndoshta është gjëja më e afërt e një stadiumi të vërtetë”.

Më tej Veliaj tha se në ndeshjen e sotme mes Spanjës dhe Italisë shpresonte për një barazim në mënyrë që kombëtarja jonë të ketë më shumë mundësi. Ai gjithashtu tregoi mbështetje të përzemërt për ekipin duke thënë se për vendin tonë këto janë arritje të mëdha.

“Sigurisht që sot kemi një konflikt interesi sepse është Spanja me Italinë. Unë mendoj që të dalin barazim të marrin sa më pak pikë të dyja dhe të jetë e hapur loja për ndeshjen dhe raundin e tretë. Vetë fakti që kemi ardhur deri këtu duhet ta duam shumë kombëtaren. Kjo në vetvete për një komb shumë të vogël është një arritje shumë e madhe ndaj duhet të jemi pak më të mirë me njëri-tjetrin”.

Unë mendoj se e mira prodhon mirësi, shumë prej atyre që bërtasin nuk i kam parë ndonjëherë në fushë. Është shumë kollaj nga divani të bësh analistin dhe shumë e vështirë të jesh aty dhe të vraposh 90 minuta. Kështu që unë jam besimplotë deri në fund,” përfundoi fjalën e tij Erion Veliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.