Bien ritmet e emigracionit, aplikimet për azil ulen me 24% në tremujorin e parë

Ndërsa  në vitet 2022 dhe 2023 shqiptarët zgjidhnin të largoheshin në shumicë nga vendi, në muajt e parë të këtij viti, tendenca është ngadalësuar. Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur gjithsej 2050 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga […]

Qeshor 20, 2024 - 22:40
 0
Bien ritmet e emigracionit, aplikimet për azil ulen me 24% në tremujorin e parë

Ndërsa  në vitet 2022 dhe 2023 shqiptarët zgjidhnin të largoheshin në shumicë nga vendi, në muajt e parë të këtij viti, tendenca është ngadalësuar.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur gjithsej 2050 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë aplikimet kanë rënë me 24%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga pandemia.

Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë drejtohen për të kërkuar azil për shkak të lehtësive sociale që ofron, ndonëse ritmet po bien ndjeshëm.

Në tremujorin e parë kishte gjithsej 655 aplikime drejt këtij shteti, ose 32% e totalit. Por në raport me të njëjtë periudhë të një vit më parë, aplikimet në Francë kanë rënë me 38%.

E dyta vijon të mbetet Gjermania, me 485 aplikime (24% e totalit). Edhe drejt Gjermanisë është shënuar një rënie e fluksit të azilantëve me 22%.

Më të qëndrueshme janë kërkesat drejt Italisë, që u reduktuan me vetëm 5%. Në Itali kishte gjithsej 445 aplikime, ose 22% e totalit.

Sipas Eurostat, në mars 2024, 73,445 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 12 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar (83,915).

Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (920) dhe Holanda (455).

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.