Festa e Dakut në fund të ndeshjes me Kroacinë, UEFA nis hetimet për Shqipërinë

UEFA ka nisur ka bërë të ditur se ka nisur hetim për ngjarjet që ndodhën në tribuna pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri. Mësohet se pjesë

Qeshor 20, 2024 - 23:05
 0
Festa e Dakut në fund të ndeshjes me Kroacinë, UEFA nis hetimet për Shqipërinë

UEFA ka nisur ka bërë të ditur se ka nisur hetim për ngjarjet që ndodhën në tribuna pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Mësohet se pjesë e hetimit është bërë festa e Mirlind Dakut në fund të ndeshjes. UEFA ka hapur për hetim për sjellje të papërshtatshme të lojtarit.

NJOFTIMI I UEFA-S

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit që dyshohet se kanë ndodhur në kuadër të Kampionatit Europian 2024 në ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Në lidhje me ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë, është hapur një hetim në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), z. Mirlind Daku.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.