FOTO / Skaneri në aeroportin e Rinasit zbulon pistoletën e fshehur brenda çantës

Një pistoletë që ishte fshehur brenda një çante në aeroportin e Rinasit është zbuluar nga policia kufitare. Në lidhje me këtë rast është arrestuar poseduesi, 23-vjeçari D.G. nga Peja e Kosovës. Sipas policisë, i riu do të udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë. Arma do të trafikohej në shtetin italian. Si rezultat i skanimit, brenda çantës […]

Qeshor 21, 2024 - 10:10
 0
FOTO / Skaneri në aeroportin e Rinasit zbulon pistoletën e fshehur brenda çantës

Një pistoletë që ishte fshehur brenda një çante në aeroportin e Rinasit është zbuluar nga policia kufitare. Në lidhje me këtë rast është arrestuar poseduesi, 23-vjeçari D.G. nga Peja e Kosovës.

Sipas policisë, i riu do të udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë. Arma do të trafikohej në shtetin italian.

Si rezultat i skanimit, brenda çantës së 23-vjeçarit u zbulua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.