Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen nga vrojtuesi i plazhit dy gra në Shëngjin

Dy pushuese nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Shëngjinit. Rasti është regjistruar në qendër të

Qeshor 21, 2024 - 11:50
 0
Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen nga vrojtuesi i plazhit dy gra në Shëngjin

Dy pushuese nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Shëngjinit.

Rasti është regjistruar në qendër të Shëngjinit, ndërsa ka qenë vrojtuesi i plazhit i ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, që kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga uji dy gratë.

Pasi janë nxjerrë në breg, ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i parë i një rreziku serioz për mbytje në ujë të pushuesve në Shëngjin, ndërsa evidentohet menjëherë nevoja e pranisë së pandërprerë të vrojtuesit të detit në plazh, pasi ndërhyrja e njërit prej tyre dha sinjalin sesi mund të shpëtohen jetë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.