Kishte mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia këtë të premte. Ai akuzohet se ka mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit

Qeshor 21, 2024 - 12:40
 0
Kishte mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia këtë të premte.

Ai akuzohet se ka mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit në fshatin Armen.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.