De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë. Trajneri Luis de la Funte tha se me të njëjtin do të përballen edhe me Shqipërinë, duke kërkuar maksimumin. “Do t’i jap mundësinë disa […]

Qeshor 21, 2024 - 12:40
 0
De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë.

Trajneri Luis de la Funte tha se me të njëjtin do të përballen edhe me Shqipërinë, duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë.”

Shqipëria njeh vetëm humbje në përballjet me Spanjën në të kaluarën, e fundit në miqësoren e 26 Marsit të 2022 ku Kuqezinjtë u mundën 2 – 1.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.