‘Blackout’ në të gjithë vendin, OST: Problemet nisën nga Greqia deri në Prizren! Shkak, temperaturat e larta dhe…

Disa qytete kanë hasur probleme me furnizimin me energji elektrike që prej orës 12:20. Gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet, teksa sot është një nga ditët më të nxehta të vitit. Burimet bëjnë me dije për një defekt ne lidhjen e […]

Qeshor 21, 2024 - 13:40
 0
‘Blackout’ në të gjithë vendin, OST: Problemet nisën nga Greqia deri në Prizren! Shkak, temperaturat e larta dhe…

Disa qytete kanë hasur probleme me furnizimin me energji elektrike që prej orës 12:20.

Gazetarët në rrethe informojnë se pa drita janë Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani nuk dihen shkaqet, teksa sot është një nga ditët më të nxehta të vitit.

Burimet bëjnë me dije për një defekt ne lidhjen e rrjetit 400 kW e OST që vjen nga Podgorica në drejtim të Shqipërisë.

Informacion paraprak nga OST

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.