A Është e Vërtetë se Kalciumi Ndikon tek Ilaçet e Tensionit?

Një nga shqetësimet e personave që vuajnë nga tensioni i lartë është pikërisht efektshmëria e ilaçeve që përdorin. AgroWeb.org ka publikuar artikuj të cilët trajtonin efektin e temperaturave, kohës kur i merrni medikamentet por edhe ndikimin që kanë mineralet dhe vitaminat tek to. Në shkrimin e sotëm do të përqendrohemi tek kalciumi, ky mineral i […] The post A Është e Vërtetë se Kalciumi Ndikon tek Ilaçet e Tensionit? appeared first on AgroWeb.

Qeshor 21, 2024 - 16:40
 0
A Është e Vërtetë se Kalciumi Ndikon tek Ilaçet e Tensionit?

Një nga shqetësimet e personave që vuajnë nga tensioni i lartë është pikërisht efektshmëria e ilaçeve që përdorin.

AgroWeb.org ka publikuar artikuj të cilët trajtonin efektin e temperaturave, kohës kur i merrni medikamentet por edhe ndikimin që kanë mineralet dhe vitaminat tek to.

Në shkrimin e sotëm do të përqendrohemi tek kalciumi, ky mineral i cili nevojitet për shëndetin e kockave.

Zakonisht problemet me tensionin nisin pas moshës 30 vjeçare, në të njëjtin moment kur shfaqen edhe shqetësime të tjera siç është humbja e masës kockore.

Duke qenë se trupi nuk prodhon më substancat të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e tij, organizmi është më i dobët.

Ndaj dhe shumë nga ne përdorin vitamina dhe minerale në formën e suplementeve për të plotësuar dozën ditore.

Një nga pyetjet që ka ardhur në mesazhet e AgroWeb.org ka qenë lidhja mes suplementeve të kalciumit dhe funksionit të ilaçeve të tensionit.

Sipas të dhënave që bazohet AgroWeb.org, rezulton se nëse kalciumi merret në doza të mëdha ndikon tek efektshmëria e barnave të hipertensionit.

Këshillohet që para se të vendosni që të merrni suplemente por edhe para se të filloni ilaçet për kurimin e çdo sëmundje, duhet të bani analizat e gjakut.

Diçka e tillë ju tregon nivelet e të gjithë parametrave kryesorë në trupin tuaj.

Kështu mjeku do ta ketë me të lehtë që të zgjedhë për ju medikamentin e duhur.

Gjithashtu nëse ju merrni vitamina dhe suplemente, duhet që t’i tregoni listën mjekut tuaj para se të merrni ilaçet që ai ju rekomandon.

Kalciumi mund të ndikojë tek krijimi i kalcifikimeve në enët e gjakut të cilat sjellin probleme me qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

Ndaj është shumë e rëndësishme që ju të konsultoheni plotësisht me mjekun që ndjek procesin tuaj./AgroWeb.org

The post A Është e Vërtetë se Kalciumi Ndikon tek Ilaçet e Tensionit? appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.