Zjarret masive në Turqi, shkon në 11 numri i viktimave, 78 të lënduar

Numri i viktimave nga zjarri i madh që nisi në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë, dhe u përhap në provincën fqinje Mardin ka arritur në

Qeshor 21, 2024 - 17:15
 0
Zjarret masive në Turqi, shkon në 11 numri i viktimave, 78 të lënduar

Numri i viktimave nga zjarri i madh që nisi në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë, dhe u përhap në provincën fqinje Mardin ka arritur në 11. Këto janë shifrat e përditësuara së fundmi nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Po ashtu, raportohet se 78 persona janë lënduar, prej të cilëve gjashtë janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Zjarri filloi mbrëmjen e së enjtes, nga djegia e mbetjeve të bimëve në një fushë në provincën Çinar, 30 kilometra në jug të qytetit të Dijarbakirit, dhe u përhap me shpejtësi, duke arritur, me ndihmën e erërave të forta, në provincën fqinje Mazidagi në provincën Mardin.

Të gjitha zjarret, janë shuar dhe hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u kryer nga prokuroria përkatëse./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.