Trump: Të huajt që diplomohen në universitetet amerikane duhet të marrin leje qëndrimi

Donald Trump ka thënë se mbështet idenë e marrjes së lejeve të qëndrimit për të huajt që diplomohen nga universitetet amerikane në SHBA,

Qeshor 21, 2024 - 18:05
 0
Trump: Të huajt që diplomohen në universitetet amerikane duhet të marrin leje qëndrimi

Donald Trump ka thënë se mbështet idenë e marrjes së lejeve të qëndrimit për të huajt që diplomohen nga universitetet amerikane në SHBA, me kurse që variojnë nga dy deri në katër vjet.

Sipas CNN, kandidati republikan foli në podkastin “The All-In Podcast”, duke deklaruar se ajo që do të të bëjë është  të japë leje qëndrimi për ata diplomohen nga një kolegj amerikan,

“Kjo do të zbatohet për këdo që diplomohet nga një kolegj, ku studimet mund të zgjasin dy ose katër vjet. Nëse dikush diplomohet ose merr një doktoraturë nga një kolegj, ai duhet të jetë në gjendje të qëndrojë në këtë vend”, shtoi ai.

Vihet re se leja e qëndrimit i jep mbajtësit të drejtën për të jetuar dhe punuar në SHBA, ndërsa dalëngadalë ai mund të nisë procesin e të bërit shtetas amerikan. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.