Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare. Rëndë dy pasagjeret tjera

Një aksident i ka ndodhur në Selanik mesditën e së premtes. Rreth orës 12, pak kilometra pas daljes së Niselio-s në drejtim të Selanikut janë përplasur dy automjete, me pasojë shumë të plagosur dhe fatkeqësisht një grua e vdekur. Sipas mediave greke, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin […]

Qeshor 21, 2024 - 19:20
 0
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare. Rëndë dy pasagjeret tjera

Një aksident i ka ndodhur në Selanik mesditën e së premtes. Rreth orës 12, pak kilometra pas daljes së Niselio-s në drejtim të Selanikut janë përplasur dy automjete, me pasojë shumë të plagosur dhe fatkeqësisht një grua e vdekur.

Sipas mediave greke, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Verisë, një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila aktualisht ndodhet në operacion dhe një 25- jashtë rrezikut për jetën, një grua dhe një burrë 74 vjeç (drejtuesi i makinës së dytë), të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Gjithashtu, një grua është intubuar nga ekipet e shpëtimit në vendin e aksidentit dhe është transferuar menjëherë në Spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.