Austria shpreson në kualifikim, fiton bindshëm ndaj Polonisë

Austria ka fituar me rezultat bindës ndaj Polonisë në ndeshjen e luajtur ditën e sotme. Skuadra e Rangnick shënuan 3 herë për të

Qeshor 21, 2024 - 21:10
 0
Austria shpreson në kualifikim, fiton bindshëm ndaj Polonisë

Austria ka fituar me rezultat bindës ndaj Polonisë në ndeshjen e luajtur ditën e sotme.

Skuadra e Rangnick shënuan 3 herë për të siguruar 3 pikët që i mbajnë në lojë për kualifikim.

Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët me Trauner  në minutën e nëntë.

Më pas Polonia shënoi golin e barazimit me anë të Piatek në minutën e 30-të.

Pjesa e dytë do të niste vrullshëm për austriakët të cilët shënuan dy herë, filimisht me Baumgartner dhe më pas me Arnautovic.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin D, për të cilin më vonë do të luhet sfida Francë-Holandë. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.