Akuza për krime lufte, serbi mohon vrasjet në Prizren, tensione në sallën e gjyqit

Serbi Millosh Pleskoviç, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e tre shqiptarëve para 26 vitesh duke ngjallur zemërimin e familjarëve dhe duke shkaktuar tensione në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës, Pleskoviç duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb me […]

Qeshor 21, 2024 - 22:45
 0
Akuza për krime lufte, serbi mohon vrasjet në Prizren, tensione në sallën e gjyqit

Serbi Millosh Pleskoviç, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e tre shqiptarëve para 26 vitesh duke ngjallur zemërimin e familjarëve dhe duke shkaktuar tensione në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, Pleskoviç duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb me 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për na malin e tyre viktimat Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu së bashku me të plagosurit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastratin fillimisht janë dal papritmas nga grupi i armatosur serbë, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe e më pas është shtënë edhe në drejtim të tyre.

Familjarët, që i morën trupat e tyre vetëm një javë më pas, dëshmuan se ata ishin të masakruar.

“Pas një jave me lejen e policisë serbe, familjarët e viktimave kanë shkuar që t’i marrin trupat dhe tani të ndjerëve Reshat, Binak dhe Fatmir tek të cilët kanë parë që trupat e viktimave ishin të gjymtuar ashtu që Reshati dhe Binaku ishin vendosur njëri mbi tjetrin, njëri nga ta e kishte këmbën e prerë nga trupi kurse viktima Fatmir nuk e kishte pasur kokën në trup”, tha Ilir Morina, Prokuror i Prokurorisë Speciale.

I dyshuari Pleskoviç nuk e pranoi fajësinë dhe kjo bëri që njëri prej vëllezërve të viktimave të reagonte dhe të përjashtohej nga salla.

“Nuk e pranoj dhe nuk e kam kryer dhe më vjen keq kush e ka bërë…”, tha Millosh Pleskoviç, i dyshuar për krime lufte.

“Kemi të bëjmë me një profil të një krimineli i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen e krimeve gjenocidale, në mënyrë makabre ku si në aktakuzë personi është i përfshirë në prerjen e gjymtyrëve dhe vrasjen e fëmijëve të zonjës në fjalë”, tha Gent Gjini, Avokat i familjes Daçaj.

Nëna e viktimave Reshat e Binak Daçaj u pa e emocionuar pasi Pleskoviç mohoi vrasjen e djemve të saj.

“Plakut i kam thënë djemtë na i kanë vrarë, kanë qenë vetëm 29-vjeç, i kemi gjetur të vdekur…”, tha Minire Daçaj, nëna e viktimave.

Avokatja e Pleskoviç kërkoi që klienti i saj të mbrohet në liri por kjo u refuzua nga trupi gjykues me arsyetimin se ka një dëshmitar të cilit mund t’i rrezikohet jeta me lirimin e serbit si dhe i njëjti mund të arratiset.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.