SHBA/ Të shtëna me armë në një dyqan ushqimor, 3 të vrarë dhe 10 të plagosur

Një person hapi zjarr të premten në një dyqan ushqimor në Arkansas. Si pasojë tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë

Qeshor 22, 2024 - 09:30
 0
SHBA/ Të shtëna me armë në një dyqan ushqimor, 3 të vrarë dhe 10 të plagosur

Një person hapi zjarr të premten në një dyqan ushqimor në Arkansas. Si pasojë tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.

Mes të plagosurve janë dy oficerë të zbatimit të ligjit, të cilët shkëmbyen zjarr dhe qëlluan të dyshuarin, tha policia e shtetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit në dyqanin ushqimor Mad Butcher në Fordyce.

“Është tragjike, zemrat tona janë thyer,” u tha gazetarëve të premten kolonel Mike Hagar, drejtor i Policisë së Shtetit të Arkansas dhe sekretar i sigurisë publike.

Policia e identifikoi autorin e dyshuar si 44-vjeçarin Travis Eugene Posey nga New Edinburg. Ai u dërgua në burg dhe u akuzua për tre akuza për vrasje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.