Zgjedhjet në universitete, ja rektorët e rinj nga Shkodra në Gjirokastër

Në universitetet publike të vendit u zhvilluan sot zgjedhjet akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik. Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha, në Fakultetin e Mjekësisë rektor  u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute. Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, tek Politekniku është zgjedhur rektor prof. Akil […]

Qeshor 22, 2024 - 09:40
 0
Zgjedhjet në universitete, ja rektorët e rinj nga Shkodra në Gjirokastër

Në universitetet publike të vendit u zhvilluan sot zgjedhjet akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik.

Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha, në Fakultetin e Mjekësisë rektor  u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, tek Politekniku është zgjedhur rektor prof. Akil Fundo, në Universitetin Bujqësor u rizgjodh Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti i Sporteve do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj, në Universitetin “Fan Noli” Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi, ndërsa Aurela Saliaj u zgjodh rektore e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zgjodh rektore Elvira Fetahu dhe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Jaho Canaj.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.