Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren në Vlorë, e reja përfundon në spital

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare. Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar

Qeshor 22, 2024 - 10:45
 0
Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren në Vlorë, e reja përfundon në spital

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare.

Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar të renë për motive të dobëta në banesë.

Policia ka vënë në pranga shtetasit  A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari).

“ Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.