Rrumbullaku mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe, zbardhen porositë për sezonin turistik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbledhur në një takim strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Porosia e Rrumbullakut për Drejtoritë Vendore ishte se duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar […]

Qeshor 22, 2024 - 11:35
 0
Rrumbullaku mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe, zbardhen porositë për sezonin turistik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbledhur në një takim strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Porosia e Rrumbullakut për Drejtoritë Vendore ishte se duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale.

Gjithashtu, kryepolici kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.

“Shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si një përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm. Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.