Euro 2024 | Luhet kualifikimi në fazën tjetër, Turqia e Portugalia “përplasen” sot në Dortmund

Kryesfida e kësaj të shtune në Euro2024 do të luhet në stadiumin e “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Turqia dhe Portugalia do të luajnë në orën 18:00 takim që vlen shumë për llogaritë e grupit F. Dy kombëtaret kanë marrë pikët e plota në sfidën e parë dhe duelojnë për kreun. Portugalia dhuroi emocione në […]

Qeshor 22, 2024 - 12:00
 0
Euro 2024 | Luhet kualifikimi në fazën tjetër, Turqia e Portugalia “përplasen” sot në Dortmund

Kryesfida e kësaj të shtune në Euro2024 do të luhet në stadiumin e “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Turqia dhe Portugalia do të luajnë në orën 18:00 takim që vlen shumë për llogaritë e grupit F. Dy kombëtaret kanë marrë pikët e plota në sfidën e parë dhe duelojnë për kreun.

Portugalia dhuroi emocione në ndeshjen e parë, pasi iu desh të përmbys 2-1 Republikën Çeke. Trajneri Roberto Martínez këmbënguli se skuadra e tij ishte fituese e denjë, por e shqetëson fakti i pësimit të golave, tani në pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Turqit tentojnë kalimin përtej fazës së grupeve për herë të parë që nga viti 2008, ndërsa kurrë nuk kanë mundur Portugalinë në finalet e Europianit, duke pësuar 3 humbje.

Në fakt ata kanë dështuar të shënojnë në të tre ato ndeshje, por me Turqinë që ka shënuar të paktën një herë në 11 nga 13 ndeshjet e tyre të fundit ndërkombëtare, duhet të besojnë tek një rezultat pozitiv.

Kjo do të jetë hera e 10-të që dy kombëtaret përballen me njëra-tjetrën, me bilancin që flet në favor të Portugalisë, me 7 fitore e 2 humbje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.