Euro 2024 | Belgjika në kërkim të fitores së parë, përballet sot me Rumaninë

Belgjika do të kërkojë kundër Rumanisë fitoren e parë në këtë kampionat europian për të harruar humbjen e hidhur të pësuar nga Sllovakia. “Djajtë e kuq” në 2 takime radhazi janë mposhtur vetëm në Kupën e parë të Botës në 1930. Trajneri Domeniko Tedesko, që përjetoi humbjen e parë në stol, është optimist për takimin. […]

Qeshor 22, 2024 - 12:25
 0
Euro 2024 | Belgjika në kërkim të fitores së parë, përballet sot me Rumaninë

Belgjika do të kërkojë kundër Rumanisë fitoren e parë në këtë kampionat europian për të harruar humbjen e hidhur të pësuar nga Sllovakia.

“Djajtë e kuq” në 2 takime radhazi janë mposhtur vetëm në Kupën e parë të Botës në 1930. Trajneri Domeniko Tedesko, që përjetoi humbjen e parë në stol, është optimist për takimin.

Ai tha në konferencën për shtyp, se në ekip nuk mendojnë për humbjen, por për fitoren dhe synimi është që të arrihet diçka e rëndësishme aty.

Përpara suksesit ndaj Ukrainës, fitorja 3-2 ndaj Anglisë në vitin 2000, ishte triumfi i vetëm i Rumanisë në një kampionat europian, ndërsa ata dështuan që të fitonin në edicionet e 2008 dhe të 2016-ës.

Por tani ballkanasit kanë shansin që të sigurojnë vendin e parë, si edhe kualifikimin në raundien të 16-ve.

Vetëm një nga 16 sfidat e fundit të Rumanisë ka përfunduar në humbje, miqësorja ndaj Kolumbisë e përfunduar 3-2 në mars, ndërsa ballkanasit kanë 3 takime pa pësuar gol.

Ndaj Belgjikës, kjo do të jetë përballja e 13 në histori, me Rumaninë që e fitoi sfidën e fundit ndaj “Djajve të kuq”, miqësoren në 2012 me rezultatin 2-1.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.