“Jam gati të përballem me këdo”, Mickoski i përgjigjet Mitsotakisit: Ke motive talebane!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas deklaratave për mediat greke, të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis se elita e re e Shkupit duhet të përdorë emrin zyrtar ‘Maqedonia e Veriut’ dhe jo ‘Maqedoni’, në të kundërt do të ketë pengesa në rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Europian. Mitckoski thotë se është […]

Qeshor 22, 2024 - 13:05
 0
“Jam gati të përballem me këdo”, Mickoski i përgjigjet Mitsotakisit: Ke motive talebane!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas deklaratave për mediat greke, të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis se elita e re e Shkupit duhet të përdorë emrin zyrtar ‘Maqedonia e Veriut’ dhe jo ‘Maqedoni’, në të kundërt do të ketë pengesa në rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Europian.

Mitckoski thotë se është gati të përballet me Mitsotakis në çdo takim të afërt. “Jam duke u përgatitur. Unë jam një person që përgatitem dhe më pëlqejnë sfidat. Do të doja ta shihja edhe këtë sfidë. Qëndrimi im është i qartë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë.

Nëse në Evropë ka politikanë që paraqiten si politikanë evropianë të shekullit të 21-të dhe kanë brenda tyre motive talebane dhe duan të rrezikojnë të drejtat e njeriut të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam gati. Më intereson të ndërtoj ura, jo t’i shemb dhe të flas me argumente, në bazë të të dhënave, tha Hristjan Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Shkup.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.