Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 16 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone. 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, […]

Qeshor 22, 2024 - 14:30
 0
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 16 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara janë 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.