“Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive”

Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë verë, duke dëmtuar rrugët dhe ndërtesat, madje duke shkaktuar edhe viktima . Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës aktivizoi të premten një përgjigje emergjente të Nivelit IV ndaj përmbytjeve në Jiangsu. Gjithashtu mbajti një përgjigje të Nivelit IV në […]

Qeshor 22, 2024 - 14:45
 0
“Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive”

Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë verë, duke dëmtuar rrugët dhe ndërtesat, madje duke shkaktuar edhe viktima .

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës aktivizoi të premten një përgjigje emergjente të Nivelit IV ndaj përmbytjeve në Jiangsu. Gjithashtu mbajti një përgjigje të Nivelit IV në Zhejiang, Anhui, Jiangxi, Hubei, Hunan, Guangdong, Chongqing dhe Guizhou. Ndërkohë në Guangxi përgjigja ishte nga Niveli III në Nivelin IV.

Një total prej 105 milionë juanë (14.7 milionë dollarë) janë ndarë për të mbështetur restaurimin urgjent të rrugëve të dëmtuara nga përmbytjet, tha të premten Ministria e Financave e Kinës

Fondet do të përdoren menjëherë për të riparuar rrugët që janë shkatërruar nga përmbytjet në Guangdong, Guangxi, Zhejiang, Fujian, Jiangxi, Hunan dhe Guizhou, si edhe për të siguruar trafik të sigurt gjatë sezonit të përmbytjeve, sipas ministrisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.